MENU
klinika

Nga New York Times

Trump po e humbet kontrollin…

18.11.2018 - 13:12

Amerikanët patën pjesëmarrjen më të lartë në zgjedhjet afatmesme në 50 vjet më 6 nëntor.  Për shkak se votat numëroheshin kaq ngadalë, u desh pak kohë që të kuptohej se demokratët kishin fituar me një diferencë më të madhe se ajo e republikanëve në vitin 2010.

Analistët thanë se Trump ende dinte se si të bënte republikanët ta mbështesnin atë dhe se ai e kishte forcuar mbështetjen e tij në zonat rurale.

Megjithatë, në ditët që pasuan, u bë e qartë se demokratët kishin fituar në mënyrë të konsiderueshme. Analistët thane se kjo ishte për shkak se gratë suburbane dhe të arsimuara nuk e mbështesnin aspak Trumpin dhe partinë e tij.

Por zgjedhjet e vitit 2018 ishin më shumë se kaq. Ato ishin tërësisht transformuese.

Para së gjithash, demokratët nuk fituan thjesht sepse gratë e bardha u rebeluan kundër mizorisë së Trump, seksizmit dhe mosrespektimit të grave. Pothuajse çdo kategori e grave u rebeluan.

Demokratët morën një pjesë të pjesërisht për shkak se një pjesë e konsiderueshme e votuesve braktisën Trumpin dhe aleatët e tij republikanë.

Njerëzit nuk janë budallenj dhe Trump u premtoi atyre siguri sociale, Medicare dhe premtoi se do t’i shpëtonte nga marrëveshjet e tregtisë së keqe, por nuk mundi t’i mbante premtimet. Pra, nuk është çudi që tani të gjithë e konsiderojnë Trumpin të korruptuar.

10 përqind e atyre që votuan Trumpin në 2016, mbështetën demokratët këtë vit, dhe 40 përqind e republikanëve ose votuan demokratët ose nuk votuan fare.

Gjithashtu, demokratët paten më sumë mbështetje sepse Trump shpalli luftë për emigrantët dhe Amerikën multikulturore, dhe humbi.

Në ditën e zgjedhjeve, 54 përqind e atyre që votuan, befasuan duke thënë se emigrantët e forconin Amerikën. Trump e bindi gjysmën e republikanëve të besonin se emigrantët ishin një barrë, por tre të katërtat e demokratëve dhe një shumicë e madhe e të pavarurve besojnë se Amerika përfiton nga emigrantët.

Demokratët “përqafojnë” diversitetin. Ata ishin kundër murit kufitar të Trump dhe ndarjes së fëmijëve nga familjet e tyre. Ata emëruan kandidatë afrikano-amerikanë për guvernator në Gjeorgji dhe Florida dhe luftuan shtypjen e pakicave. Demokratët morën më shumë vota dhe krijuan një shumicë të re të Dhomës, ku pothuajse gjysma janë femra, një e treat njerëz me ngjyrë dhe ka më shumë se LBGTQ se çdo here tjetër.

Shkurtimisht, demokratët përfituan më shumë duke qenë një parti multikulturore.

Gjithashtu, demokratët nuk do të mund të kishin marrë aq vende në Shtëpinë e Bardhë, pa mbështjetjen që morën në zonat periferike dhe ato rurale.

Dallga demokrate po e dobëson Trumpin dhe po sjell një vend gjithnjë e më pak të polarizuar.

Mendova se do të duhej humbja e Trump në vitin 2020 që Amerika të çlirohej nga ky polarizim mbytës, por duket se ka nisur që tani…

Stanley B. Greenberg është një partner themelues i Greenberg Research and Democracy Corps. Libri i tij i fundit, “R.I.P. G. O. P.: How the New America is Dooming the Republican Party”  do të publikohet vitin e ardhshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN