Kryeministri i Greqisë ka folur për mediat greke pas varrimit të minoritarit grek Kostandinos Kacifas, i cili u vra me 28 tetor pas një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA në Bularat, në ditën Kombëtare të Greqisë.
Ai shprehet mes tjerash se vendi i tij veproi siç duhej vepruar, ndërsa shton faktin se hidhërimi dhe zemërimi justifikohen plotësisht.
“Sot është ditë zie për familjen Kacifa dhe minoritarët. Zemërimidhe hidhërimi justifikohen plotësisht.Unë siguroj se Greqia bëri gjënë e duhur që nga dita e parë. Shqipëria na premtoi se autoritetet ndjekëse do të na japin një zbardhje të plotë në lidhje me këtë ngjarje shumë të pakëndshme.
Fakti i pakëndshëm na detyroi të harrojmë se fshati Bularat atë ditë ne ishim në varrezat ushtarake të heronjve tanë të rënë në Shqipëri pas 70 vjetësh të pranisë së ministrit grek të kulturës.Ngjarje e pakëndshme, ne duhet të ecim përpara për t’i caktuar të drejtat minoritetit. Ne do të vazhdojmë në këtë dialog. Ne kemi vendosur një politikë për të zgjidhur problemet kronike në politikën e jashtme”, tha ai në “Tv Alfa”.