Pas deklaratës për mediat të zv/ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili njoftoi shpalljen non grata për 52 shtetas grekë në Shqipëri pas ngjarjeve të një dite më parë në Bularat, burime nga Prokuroria sqaruan akuzat e ngritura ndaj tyre.
Sipas burimeve, për 44 shtetas grekë është refuzuar hyrja në Shqipëri pasi përbënin rrezik për rendin dhe sigurinë në vend. Ndërsa është vendosur dëbim i tyre për 10 vite. Ndërkohë për të tjerët, janë referuar veprimet dhe është kërkuar shpalljen si të padëshiruar në vendin tonë për 15 vite në një fazë të dytë.
Po sipas të njëjtave burime materiale janë referuar bazuar në nenin 111 ‘të ligjit 108 i vitit 2013 për shtetasit e huaj i ndryshuar’, kreu 5 pika 10.
Burime nga Prokuroria thanë se 44 shtetas grekë janë persona që nuk plotësojnë kushtet për të hyrë në Shqipëri.
Akuzat u ngritën pas survejimit të kryer në terren nga inspektorë të SHISH gjatë ceremonisë në Bularat. ‘Të padëshiruarit’ akuzohen për prodhim dhe mbajtjet të armëve të gjuetisë, prodhim dhe mbajtje të armëve të gjuetisë, kalim të paligjshëm të kufirit si edhe nxitje të urrejtjes dhe shpërndarje të shkrimeve antikushtetuese.