MENU
klinika

Largimi i banorëve

Unaza e Re/ PD: Rama dhe Veliaj e kaluan vijën e kuqe

27.11.2018 - 14:27

Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka sfiduar kryeministrin Rama dhe kreun e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliajn përsa i përket largimit të banorëve nga banesat e tyre për shkak të gjurmës së projektit të Unazës së Re.

I gjendur në krah të protestuesve të zonës së Astirit , deputeti tha se fëmijët dhe protestuesit kanë rënë pre e dhunës fizike dhe psikologjike gjatë dhe pas protestës.

Teksa iu përgjigj interesit të medias, Balliu shtoi se shtëpitë e banorëve nuk janë prishur dhe nuk do të prishen. Ai tha se Rama në bashkëpunim me Veliajn tashmë e kanë kaluar vijën e kuqe me qytetarët dhe për këtë do të paguajë një faturë e cila do t’i rëndojë edhe më shumë.

“Asnjë shtëpi nuk është prish dhe nuk do të prishte. Këtu nuk vendos as Rama dhe as Veliaj. Dua të denoncoj dhunën para arrestimeve dhe pas arrestimeve. Dua të denoncoj dhunën e ushtruar fizike dhe psikologjike. Ata e kanë kaluar vijën e kuqe. Ata i terrorizojmë para dhe pas protestave.

Erjon Veliaj dhe Edi Rama do të mbajnë përgjegjësi. Këtu nuk është shkatërruar dhe nuk do të shkatërrohet. I ftoj mediat të publikojnë filmime, sepse këtu asnjë shtëpi nuk është prishur.

Vija e kuqe kalohet kur thyhen gishtat e një të riu. Këtu janë të gjitha moshat e fëmijëve. Kjo protestë dhe kauza e kësaj proteste është diçka që e mbështet Kushtetuta”, tha mes tjerash deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu.