MENU
klinika

Nisin procedurat ligjore

‘Unaza e Re’/ Rama u përgigjet komentuesve

23.11.2018 - 16:53

Çështja e Unazës së Re dhe prishja e banesave e bizneseve të banorëve të asaj zone është shndërruar në objekt debati në politikën shqiptare.

Kryeministri Edi Rama në rubrikën e pëjavshme “Përgjigjja ime” në ERTV, i përgjigjet një komentuesi që e pyet në lidhje me protestën e banorëve të Unazës së Re dhe prishjes së banesave e bizneseve të tyre.

Në videon e postuar në rrjetin social Facebook, Rama shpjegon se shumica e banorëve atje kanë braktisur luftën politike dhe i janë kthyer procedurave ligjore për marrjen e dëmshpërblimeve.

Duke bërë ironi me opozitën, kreu i qeverisë u bën thirrje banorëve “të mos bën mish për topat e Lul Kadriut dhe ata që e rrethojnë”.

Opozita, sipas Ramës, e vetmja gjë që bën është t’i hedhë benzinë zjarrit.

edi rama-twitter-konica.al
edi rama-twitter-konica.al

“Kur unë erdha në krye të Bashkisë, PD e kishte drejtuar kryeqytetin për 10 vite si makina pa duar. Më në fund mundëm ta kthenim Tiranën aty ku duhej, ne duam të vazhdojmë të ndërtojmë,

Tek Unaza e Re nuk protestojnë hallexhinjtë, por politikanët që kanë qëllim komplet tjetër nga ai i banorëve. Protestonë fanatikë të mbledhur andej këtej, që i përgjigjen thirrjeve të Lul Kadriut. 134 banesa aty janë të paligjshme.

Nga ata, pa dokumenta që kanë aty shtëpinë, Bashkia merr aplikimet për bonusin 3-vjeçar të qirasë. Përtej propagandës, shumica e njerëzve të zakonshëm të asaj lufte politike të stitur në kazanin mediatik-politik dhe i janë kthyer procedurave ligjore, mos u bëni mish për topat e Lul Kadriut, se këta hedhin benzinë e ikin, ama zjarri djeg ata që i shkojnë mbrapa.

Pse mo budallenj ishin Robert Ndrenika dhe protestuesit që pranuan projektin për Teatrin. Mos u bëni palë me ata që duan sherr e zhurmë.

Në këtë shfaqje kaq agresive anti-shtetit, kërkohet diçka që ligji nuk e ka, ndërkohë shumë familje e kanë humbur investimin e gabuar aty ky ligji e ndalon kategorikisht ndërtimin. Kurrë s’kanë marrë flamurin amerikan dhe t’i drejtohen parlamentit.

Lul Kadriut nuk i ha qoshja për ju, por kanë frikën e humbjes së rradhës. Po kush ia ka fajin kësaj partie pa ide, pa program,” tha Rama.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës