MENU
klinika

Opinion

Unaza që na shtrëngojnë lakun!

23.11.2018 - 14:47

Nga Bardhyl Bejo/

Nuk kalon muaji dhe ne vend krijohen shqetesime teper serioze, ja si kejo e banoreve qe perfshihen ne ç’pronesimin e banesave dhe dyqaneve per efekt te vazhdimit te ndertimit te “Unazes te Re”. Ç’problem delikat! Nga duhet te anoje peshorja e drejtesise sociale?

Une vet, jam padyshim per shperblimin e banoreve njesoj, pa dallim kategorizim prone. E di qe kejo eshte nje padrejtesi ne raport me postulatin “prona eshte e shenjte”. Ai qe e ka perfituar ate ne kushte force e anarshije, duhet ta vuaj veprimin e vet. Po u prek diçka e shenjte, kundravajtesi kryen krim! Si zgjidhet kejo medyshje, edhe ben krim edhe shperblehesh per krimin e bere? Se pari krimi i prekjes dhe cenimit te prones eshte bere ne flagrance, perballe krejt faktoreve shoqeror.

Perball shtetit, perball ligjeve, perball pronareve dhe perball krejt opinionit publik. Shteti nuk u pergjigj, perkundrazi e stimuloi vete kete situate. Pas tij gjitheçka bije. “Shenjterija” e prones u perdhunua pikerisht nga garanti i mbrojtjes te saj. Eshte fare e qarte qe perballe nje shteti te tille, te cilin e “zgjedhim” vete, te gjithe jemi pergjegjes. Pra te gjithe jemi te denuar te paguajme, edhe “bari i njome bashke me te thatin”. Biles te paguajme pikerisht ne kundershtim me ligjin e demshperblimeve, cili njeh vetem pronaret e vertete e jo “pushtuesit”. Realiteti eshte i pameshirshem me popuj qe nuk e njohin e zbatojne ligjin siç tek ne.

E ligji nuk eshte ligj fizike ku pasojat jane te pashmangeshme sot apo neser. Eshte ligj social, menyre sjellje qe vepron ne moment. Ne se e thyen ligjin e nuk denohesh, moszbatimi i ligjit eshte bere ligj. A nuk eshte antiligji ai qe dominon te ne qysh prej 30 vitesh? Pike. Dhe pike e madhe biles!

Por po te kisha une ndonje gje ne dore, do te veproja ndryshe. Nuk do ta kryeja kete investim, te pakten edhe per 20 apo 25 vite qe vine! Afro 2 kilometra per 40 miljon euro?! Pak e nga pak qeverisja e vendit tone po kthehet ne nje qeverisje utopike, ne nje qeverisje qe investon per te realizuar endra me sy hapur. Ne nje qeverisje qe ne menyre “demokratike” po e shtyp popullin e vet ne formen me te eger, duke ja shitur atij “shpirtin” vullnetarisht. Sot qe flasim ky popull ka afro 9 miljard euro borxh. Qe ne nje vend si i yni me nje prodhim te pergjithshem shoqeror prej 11 miljardesh e me nje ekonomi me natyre sherbimi e jo prodhimi, do te thote se ky borxh nuk do te shlyhet asnjehere, por vetem do te shtohet. Imagjinoni ne kushtet e nje krize rrajonale apo edhe me tej.

Do te jete shume me teper se kapitullim i plote.

Çfar po investon, ku e per se? Ne infrastrukturen rrugore?

Po çfar do transportosh, mallra, prodhim apo kot, ajer? Nje vend, ai me i varferi ne Europe, i 115 apo i 120 ne shkalle boterore, nje vend qe prodhon per fryme 5 here me pak se Greqija, 9 here me pak se Italija, 11 here me pak se Gjermanija… te investoj ne kete menyre, thjesht te ndertoje vepra qe jane vite drite larg realitetit e nevojave, eshte nje megallomani vrastare, eshte nje fryrje e tille me pompe qe shpejt fare do shpertheje e do te na bej te gjitheve te luftojme kunder te gjitheve. E si ka mundesi?

Kejo eshte qe t’ja fusesh vetes me qef, t’ja besh …bam, kur thoshte Jovan Bregu. Investime neper rruge? Po cili eshte efekti ekonomik i tyre? Me pak se zero, minus. Jo per sot jo, por per te ardhmen! Nje politike te tille investimesh i duhet thene ndal. Nje menyre te drejtuari keshtu, mer borxh pas borxhi e zhytu krejtesisht ne llumin e investimeve parazite, nga ato qe te thyejne me dysh eshte katastrofe. Kush do ti shlyej keto borxhe?

Apo ç’i … Mer nderto kot, mburru e bej sikur drejton, genje votuesin e pa ditur e euforik, shperdoro e deri vidh, be sikur po mendon per te ardhmen e te tashmen e ndersen me deshtim, e mohon. Jo or lum miku! Kesaj, ne menyre figurative i thone “lakuriq me duart ne xhepa”.
Me qene se bejme fjale per rruge e investime ne to. Disiplina ne to eshte mizerabel.

Vetem nga disiplinimi i qarkullimit, me sinjale e shenja te dukeshme, me rreptesi ne denimin e kundravajtesve rrugaçe e atyre mendjelehte, me mirembajtje model e investime minimale e krejtesisht te domosdoshme, me angazhim total te policive perkatese (qofte edhe duke i shtuar ata), me administrim maksimal te hapesirave ne dispozicjon e jo shperdorim kriminal te tyre ( si ç’po ndodh aktualisht me ato ndarjet dhe kufizimet idjote), etj. mund te shtohet efektiviteti transportues i rrjetit aktual me disa here. Te harxhosh e hedhesh ne ere dhjetra miljone euro pa patur arsye dhe ato ti kthesh keshtu ne zero kur nuk kemi “breke ne bythe” (falje), kejo eshte nje e keqe qe nuk e meritojme e nuk mund ta mbajme.

Per mendimin tim i gjithe ky investim i duhur per te ardhmen e lluks per te sotmen, duhet anulluar urgjentisht. E me kete rast edhe banoret kane mare paralajmerimin serioz se kane vetem 15 apo 20 vite kohe per ta riparuar paligjshmerine apo riperteritjen e prones te tyre.

Kam vene pako foto, thjeshte per te pare se sa efektivitet kane menyra se si investon shteti yne e se si i kombinon ato me realitetin e me mentalitetin e tij prej nje shperdoruesi jashtezakonisht “te kulturuar”. Po e mbyll duke paralajmeruar ne menyren me dashamirese por krejt serioze edhe nje here si nje nga qytetaret me te thjeshte e te zakonshem : larg duart nga fondet publike, larg nga investimet e lluksit, larg nga shperdorimet per te mare diploma kallp europiane, sa me larg djerses e kursimeve fare minimale te qytetareve, jeta e te cileve eshte renduar e bere plumb e rende.