MENU
klinika

Reagimi i plotë

“Ushtria greke nuk njeh kufijtë”/ Meta i përgjigjet Kotzias

15.11.2018 - 19:05

Ditën e djeshme, ish-ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, lëshoi një deklaratë të fortë ku thotë se ushtria greke nuk e njeh kufirin shqiptar.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i pranishëm në konferencën ndërkombëtare të gazetarëve të Europës Juglindore, iu përgjigj deklaratave të Kotzias.

Meta theksoi se ushtria shqiptare i di ku janë kufijtë e vendit. Kotzias deklaroi për një radio greke se ushtria helene nuk njeh kufijtë e Shqipërisë.

“Sot qarkulloi një lajm që shpresoj të jetë fake-news, ku një ish-ministër i një vendi fqinj që thoshte që ushtria e këtij vendi nuk njihte kufijtë e Shqipërisë. Ne duhet të jemi të qetë edhe kur këto lajme janë të vërteta dhe kur janë fake-news.

meta1-konica.al
meta1-konica.al

 

Këtu është roli i mediave për të mbajtur një distancë ndaj çdo manipulimi që rrit retorikën dhe na largon nga bashkëpunimi.

Në rastin se është fake-news, të gjithë duhet të punojmë që lajme të tilla t’i izolojmë. Në rast se është i vërtetë, natyrisht çështja është edhe pak më serioze. Natyrisht, nuk jam i shqetësuar për arsye që edhe si komandat i Forcave të Armatosura, ushtria shqiptare e di kufirin e saj dhe nuk ka asnjë pretendim ndaj një vendi tjetër si vend demokratik që jemi.

Jam i shqetësuar pasi duhet të theksojmë gjuhën e bashkëjetesës. Së dyti, Ballkani është një rajon shumë i trazuar, historikisht, etnikisht dhe ka vetëm një rrugë për të ecur përpara dhe të gjithë të përdorim standardet evropiane me pakicat. E vetmja zgjidhje është bashkëjetesa dhe harmonia dhe t’i qëndrojmë asaj me të cilën është themeluar Evropa.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN