Menu

'Bularati'

“Varrimi i Kacifas”, Idrizi: Shteti shqiptar tregoi se ka rënë

08.11.2018

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka folur për thirrjet raciste të grekëve sot në Bularat të Gjirokastrës, të cilat në optikën e tij treguan se shteti shqiptar nuk funksionon në pjesën jugore të vendit.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

“Jemi në kushte jo të barabarta reciprocitetit. Kemi shumë raste të moshuarve që nuk lejohen të futen atje ku kanë lindur. Ajo që ka ndodhur sot, por edhe ditë më përpara. Ne kemi parë një dhunim sistematike të identitetit shqiptar. Kanë qenë 5 deputetë sot në Bularat.

Ajo që duhet të na shqetësojnë është fakti se ne të gjithë e pamë se shteti shqiptar kishte rënë. Pamë një shfaqje qesharake, që shpalosnin thirrje ekstremiste. Nëse shteti shqiptar do të ishte në këmbë mund ta parandalohej nga institucionet e sigurisë kombëtare që në kufij edhe rasti i parë. Shteti shqiptar është sjellë jashtë reciprocitetit”, tha Shpëtim Idrizi.