Një “bodybuilder” me famë botërore, Mandy Blank, është konfirmuar e vdekur në moshën 42-vjeçare.
Lajmi i hidhur është konfirmuar nga “Us Weekly”. Zyra e gjykatës së Los Angeles konfirmoi se Blank u shpall e vdekur në vendngjarje në orën 1:06. Ndërkohë TMZ raportoi se ajo u gjet pa ndjeja në vaskën e saj në shtëpi. Sipas faqes së internetit, asnjë drogë ose alkool nuk u zbulua në vendngjarje dhe nuk kishte rrethana të dyshimta.
Një raport i autopsisë dhe toksikologjisë është planifikuar për të përcaktuar shkakun e vdekjes. “Unë jam absolutisht e tronditur, sigurisht”, tha shoqja e Blank, Annette Milbers për të përditshmen New York Daily më 31 tetor.
Milbers, e cila tha se e njihte Blank për më shumë se 15 vite, i tha gazetës: “Ajo ishte një person i tillë, e pasionuar dhe e sjellshme. Qëllimi i saj ishte gjithmonë që të shprehte dashurinë nëpërmjet lëvizjes së trupit. Ajo ishte një person shumë i thjeshtë, i cili mund të jetë i rrallë në industrinë tonë”.
Blank filloi karrierën e saj të fitnesit në moshën 18 vjeçare. Një vit më vonë, ajo përfundoi në vendin e pestë në garën Botërore të “Fitness Olympia”. Ajo u bë konkurrentja më e re që fitoi Kampionatin Botëror të Federatës Ndërkombëtare të Bodybuilding-ut dhe Fitnessit (IFBB), në vitin 1998. Në vitet e fundit Blank ka punuar me disa nga yjet e famshëm të Hollywoodit.