MENU
klinika

Libromania

Veset më të çuditshme të adhuruesve të librave

01.11.2018 - 15:03

Çdo lexues kokëfortë që respekton veten ka disa “zakone” të çuditshme, që nxjerrin në pah dashurinë për librin. Ja disa prej tyre…

Çdo lexues i vetëdijshëm i dashuron librat në mënyra nga më të ndryshmet. Dikush është jashtëzakonisht i rregullt në sistemimin e librave nëpër rafte, dikush tjetër e ka bezdi të përthyej faqen e librit. Sidoqoftë, mbeten disa vese të çuditshme që bashkojnë gjithë dashuruesit e çfarëdolloj libri. Me “zakon” nënkuptojmë një seri veprimesh, që bëhen vetvetiu si për shembull…

Nuhasin librat

Çdo dashamirës i librit është i ndërgjegjshëm, se është era karakteristike që i çon drejt nuhatjes së vazhdueshme. Qoftë letra, boja apo ëndrra e autorit, librat (sidomos ata të vjetrit) kundërmojnë rehati, dituri, kolltukë çlodhës dhe bubullimë oxhaku.

Shpenzojnë shumë para për libra

Të paktë janë ata adhurues librash, që futen në librari dhe arrijnë ta kontrollojnë veten të mos blejnë më shumë se një. Është e qartë se blerja e librave nuk është gjë e keqe, por jepini mundësi portofolit të marrë frymë, duke ju kujtuar se ekzistojnë biblioteka publike që ende shpërndajnë libra falas.

Freskojnë vazhdimisht listën e librave për të blerë

 

Raftet i kanë plot me libra të blerë kohët e fundit, ndërsa mbi komedinë librat që po përpijnë. Megjithatë, nuk rrinë dot pa e freskuar vazhdimisht listën e librave që duan t’i blejnë me doemos.

Shfrytëzojnë edhe vendet më të çuditshme për të lexuar

Nëse nuk shkëputeni dot nga libri, e kuptoni shumë mirë se çdo vend apo moment është ideal për të lexuar. Nga trenat në autobusë, deri tek të lexuarit duke ecur në rrugë. Por sapo futen në shtëpi, nuk humbasin rastin për të krijuar një ambient super shtendosësh për t’u lëshuar në lexim, si për shembull mbushja e vaskës me ujë të nxehtë qarkuar me qirinj aromatikë.

Krahasojnë librin me seri televizive

Jo rrallëherë ju ndodh që diskutoni me miqtë për seritë tuaja televizive të preferuara, kur nuk humbisni rastin të mbështesni versionin e historisë së shtypur, për vetë faktin se librat nuk mund ta zëvendësojnë filmin. Mjafton të mendoni për rastin e “Games of Thrones”.

Vlerësojnë bibliotekën e të tjerëve

Preparativi per la XXVII/ma edizione del Salone Internazionale del Libro di Torino, in programma da giovedì 8 a lunedì 12 maggio 2014 al Lingotto, 06 maggio 2014 a Torino. ANSA/ ALESSANDRO DI MARCO

Dashuruesit e librit e dinë se libri nuk gjykohet nga kopertina, prapëseprapë nuk u shpëton rasti për t’i gjykuar njerëzit nga bibliotekat që kanë.

Gjejnë justifikime për të qëndruar në shtëpi për të lexuar

Ju pëlqen të dilni dhe të kaloni kohë me miqtë, por në të njëjtën kohë preferoni të qëndroni në shtëpi dhe të lexoni një libër. Kështu, shpeshherë shtireni sikur keni plane të tjera ose ju kanë dalë të papritura, thjesht për të shmangur takimin.

Fusni në valixhe librat për një udhëtim

Ndodh, qoftë edhe për një fundjavë, që ju duhet të largoheni dhe pikërisht atje nuk ju mungon dëshira për të lexuar. Për të qenë të sigurt, merrni me vete më shumë se një libër. Por, përveç kohës në dispozicion gjatë udhëtimit, a jeni i sigurt se keni kohë për të lexuar? Nga ana tjetër, udhëtimi planifikohet që të mos qëndroni në shtëpi.

Filloni të lexoni një libër, ndërsa jeni duke lexuar tashmë një tjetër

Kush thotë se duhet lexuar vetëm një libër në kohë? Natyrisht, rrezikon të pleksni çështjet e subjekteve të tregimeve të ndryshme, kështu që do ju duhet më shumë kohë për t’i përfunduar të dy librat. Pavarësisht kësaj, nuk ka asnjë arsye për të mos lexuar dy ose më shumë libra njëkohësisht.

Shfrytëzoni gjithçka si ndarës faqeje

Kuitanca dhe reklama bankare mund të jenë faqeshënuesit tuaj. Sigurisht, edhe libralexuesit më të mëdhenj në botë me raste përdorin kartën e tyre të kreditit ose kartën e vizitës në një fragment libri. Adhuruesit e librit mund të kenë gjithashtu zakonin e thjeshtë për ta kujtuar vetvetiu numrin e faqes.

Lexojnë gjithë natën për të përfunduar librin

Çdo dashamirës libri e di se ç’do të thotë të shtrihesh në shtrat me vështrimin mbi libër, duke vijuar leximin deri në tre të mëngjesit, nuk vënë gjumë në sy vetëm për të zbuluar përfundimin e librit.

(Marrë nga lilbreriamo.it)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!