Kjo bimë rritet pothuajse në të gjithë kontinentet, por në Europë ka ardhur nga vendlindja e tij, Australia.
Eukalipti është pemë e rëndësishme dhe ka një përdorim të gjerë ndër njerëzit. Zakonisht rritet nga 30-100 metra lartësi, me një thellësi të rrënjëve prej mëse 35 metrash.
Me gjethe të gjata, ai lëshon lule sferike me kurorë të bardhë. Eukalipti është dru shumëvjeçar dhe shumë i fortë, ndaj përdoret gjerësisht në ndërtim, për mobilje, prodhimin e letrës etj.
Lulëzon në muajin mars.
Gjethet e eukaliptit përdoren gjerësisht në industrinë mjekësore dhe të aromave, sepse cilësitë e tyre shëruese, janë mjaft të njohura. Vaji i tij përdoret për trajtimin e sinuseve dhe traktit respirator, duke eleminuar bakteret.
Rekomandohet që gjethet e tij të mblidhen, sidomos në muajin maj, sepse atëherë bartin në vetvete vetitë më të mira kurative, në këtë mënyrë efekti i tyre është maksimal.
Për uljen e temperaturës
Merren 10-20 gjethe dhe ziehen në një gotë ujë. Kjo përftesë, pihet nga një gotë në mëngjes dhe pasdite dhe shërben gjithashtu në kurimin e bronkiteve, rrufës, gripit, pezmatimit të fshikëzës së urinës dhe temperaturave të përsëritura.
Aroma e eukaliptit ka ndikim pozitiv edhe në shërimin e sëmundjeve si astma apo kola kronike.