MENU
klinika

“Ikona e modës”

Victoria zbulon arsyen pse s’u bashkua me “Spice Girls”

13.11.2018 - 09:38

Ditët e fundit ka bërë bujë lajmi i bashkimit të grupit legjendar të muzikës “Spice Girls”, por më shumë zë i është dhënë faktit të mos bashkimit me vajzat e tjera të Victoria Beckham.

Por në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “People’s Choice Awards” në Los Angeles, Victoria Beckham ka zbuluar arsyet se pse nuk pranoi të bëhej sërish pjesë e grupit. Ajo ka thënë se aktualisht karriera e saj si stiliste është më e rëndësishme për të dhe kjo është arsyeja pse nuk do të jetë pjesëmarrëse në ribashkimin e “Spice Girls”.

Në këtë eveniment, britanikes i është ndarë çmimi ‘Ikona e modës’, i cili ndahet për ndikim global në industrinë e modës.

Gjithmonë është fjala për forcimin e femrave dhe për atë që femrat të ndihen si versioni i tyre më i mirë, më i bukur dhe më i fuqishëm. Kështu ka filluar me vajzat e grupit ‘Spice Girls’, por sot e kam shansin t’i fuqizoj femrat përmes modës dhe dizajnit. Vazhdimisht jam e rrethuar me femra të fuqishme, të cilat më ofrojnë mbështetje dhe ky çmim shkon për to”, ka thënë Victoria, tashmë në moshën 44 vjeçare.

Mandatory Credit: Photo by EMILE WAMSTEKER/AP/REX/Shutterstock (6531005a)
SPICE GIRLS The Spice Girls, from left, Victoria, Mel C, Geri, Emma, and Mel B, pose for a group portrait in New York . The British pop stars were in town to promote their new book “Girl Power” and to appear in the NBC television program “Saturday Night Live” Saturday, April 12th
USA POP SPICE GIRLS