MENU
klinika

Deklarata

Viti 2019/ Ahmetaj: Buxheti rritet me 5.9%

05.11.2018 - 11:43

Ministri i Financave dhe Ekonimisë Arben Ahmetaj tha se buxheti i vitit 2019 rritet me 5.9% dhe do të ketë rritje pagash në disa sektorë si dhe investime dhe mbështetje në sektorët e shëndetësisë, bujqësisë, arsimit dhe infrastrukturës.

“Paketa fiskale synon uljen e barrës së kombinuar fiskale për kompanitë. Paketa fiskale parashikon ndryshimet e mëposhtme për tatimin e për të ardhurat ulja e tatimit për dividentin. Përjashtim për TVSH për makinat bujqësore të importuara sipas VKM. Normë e reduktuar TVSH për transportin e autobuzave publikë.

Rritja e akcizës për duhanin. Shpenzimet buxhetore do mbështesin shëndetësinë, arsimin, infrastrukturën duke gjeneruar edhe punësimin. Shpenzimet buxhetore për herët parë shkojnë në 519 mln lekë. Totali programohet me rritje me 5.9%.”- tha Ahmetaj gjatë prezantimit të pr.ligjit për buxhetin e vitit 2019 në Komisionin e Ekonomisë.

Ministri Ahmetaj gjithashtu foli me shifra konkrete për sektorët ku do të ketë rritje pagash, duke përfshirë shëndetësinë dhe arsimin.

“Transporti për nxënësit është parashikuar për të shpenzuar 680 milionë lekë. Përfitojnë 36 mijë mësues, është hera e dytë që arsimi ka një rritje të konsiderueshme të pagave. Kjo është rritja e dytë e konsiderueshme brenda në një periudhë shumë të shkurtër, në harmoni të plotë të të gjithë qeverisë për të rritur cilësinë e arsimit. Do të përfitojnë 4600 mjekë dhe mbi 134 mijë mijë, edhe kjo është rritja e dytë e konsiderueshme.”, tha ai.

Sipas Ahmetaj, sektori i bujqësisë do të jetë një nga sektorët më potencial për vitin 2018, ndërsa ri-përsëriti edhe njëherë faktin se qeveria do të mbështesë fermerët me financime dhe projekte të IPARDIT.

“Bujqësia mund të quhet për 2019 në potencial një nga sektorët më të financuar. Së pari që nga viti 2018 mbështetja për fermerët është rritur me 900 milionë lekë nga viti në vit. E dyta dhe shumë e rëndësishme është fillimi i IPARDIT, në logjikën e vet ka koordinimin e financimit me 25 për qind nga buxheti i shtetit dhe 75 prej tij.”, shtoi ai.

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!