Në hyrje të Vlorës, përgjatë asaj që njihet si rruga transballkanike, janë djegur dy makina të parkuara, në orët e para të mëngjesit.
Në njoftimin e saj, policia bën të ditur se zjarri i është vendosur një automjeti tip BMW dhe nga flakët e përhapura ka marrë flakë edhe një tjetër automjet që ka qenë pranë BMW-së.
Dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme, ndërkohë që policia ka pyetur edhe pronarët e automjeteve dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Sipas policisë, zjarri i është vendosur automjetit BMË dhe nga flakët e përhapura ka marrë zjarr dhe një tjetër automjet që ka qenë i parkuar pranë BMW-së.
Policia ka konfiskuar kamerat e sigurisë së biznese pranë vendit të ngjarjes, si dhe ka pyetur pronarët e automjeteve dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.