Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, pasditen e sotme, ku një makinë ka pësuar një shpërthim të fuqishëm si pasojë e vendosjes së një lënde plasëse.
Mësohet se është lënduar rëndë shtetasi Agron Alushaj, i cili ndodhej brenda makinës të tipit “Benz” me targa AA703.
Ndërkohë është brenda sallës së operacionit, ndërsa bëhet me dije se ka humbur gjymtyrët.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje.
Njoftimi i policisë:
“Rreth orës 16:35, në hyrje të Vlorës pranë një karburanti ka shpërthyer në ecje automjeti i markës Benz.
Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i dëmtuar shtetasi A.A, 48, vjeç, i cili ndodhet në sallën e reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave.
Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.”