MENU
klinika

Hetimet e policisë

Vlorë/ Sekuestrohen 360 mijë euro pasuri

20.11.2018 - 11:02

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë kanë bërë sot sekuestrimin e disa pasurive të paluajtshme, dhe një shumë të madhe parash që kap shifrën 360 mijë euro.

Sipas një njoftimi për mediat bëhet me dije se “seksioni i Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në vijim të punës hetimore në ngarkim të shtetasit J.J, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë penale’”.

Njoftim i plotë

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë kanë bërë sekuestrimin e disa pasurive që rrjedhin nga burime jo të ligjshme.

Seksioni i Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në vijim të punës hetimore në ngarkim të shtetasit J.J, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë penale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, ka bërë ekzekutimin e urdhërit të Prokurorit në zbatim të vendimit penal, datë 17.11.2018, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit pasuror sekuestro preventive mbi pasuritë e mëposhtme :

▪2 apartamente banimi në lagjen “10 Korriku” Vlorë

▪2 ambiente shërbimi – dyqan, në lagjen “Pavarësia” Vlorë

▪2 vende parkimi në lagjen “Pavarësia” Vlorë

▪6 garazhe të ndryshme në lagjen “10 Korriku” Vlorë

▪1 automjet tip BMW.

Vlera totale e këtyre pasurive arrin deri në 360.000 euro.

Dyshohet se pasuritë e sekuestruara janë përfituar si pasojë e veprimtarive të shtetasit J.J në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Policia e Shtetit po vijon punën per gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e aseteve qe rrjedhin nga veprimtari kriminale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier