MENU
klinika

Kate Upton bëhet nënë

“Vodhe zemrën time sapo të takova!”

11.11.2018 - 12:18

Mirë se vjen në botë Genevieve Upton Verlander. Ti vodhe zemrën time që në sekondat e parë që të takova”.

Me këtë shkrim dhe me një foto bashkëngjitur, supermodelja Kate Upton njoftoi se është bërë nënë për herë të parë pasi ka sjellë në jetë vajzaën, të cilën e ka quajtur Genevieve.

Kate Upton dhe bashkëshorti i saj Justin Verlander janë bërë prindër që në datën 7 shtator, por vetëm mbrëmjen e së shtunës vendosën të publikojnë lajmin e ëmbël.

Jo vetëm modelja, por njëkohësisht një postim me foton e vajzës së sapo lindur bëri edhe lojtari i bejsbollit.