MENU
klinika

Detajet

Vrasja e gjyqtares/ Fadil Kasemi: I kam financuar shkollën dhe punën, ajo s’më hapte telefonin

01.11.2018 - 13:53

Ditën e sotme është zhvilluar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, seanca në ngarkim të Fadil Kasemit, që vrau gruan e tij gjyqtaren Fildez Hafizi, në gusht të vitit 2017.

Seanca e sotme është zhvilluar me dyer të hapura, dhe të pranishëm kanë qenë familjarë të gjyqtares së vrarë dhe të autorit, por gjykata me kërkesën e të pandehurit, më pas ka vendosur të nxjerrë të gjithë të pranishmit jashtë, sepse Kasemi ka kërkuar të tregojë 4 elementë të jetës së tyre në çift, të cilat Kasemi i ka cilësuar si intime.

“Për shkollën e magjistraturës e kam financuar unë edhe pse e kam bërë në një mënyrë jo të ndershme dhe jo ligjore. Deri para magjistraturës marrëdhëniet tona kanë qenë shumë të mira. Më pas filloi të më thoshte shprehje që nuk i kuptoja. Më mbyllte telefonin, më thoshte si do fëmijët, më thoshte që kaq të urtë jeni si vëllezër të gjithë, ke ndonjë armë të fshehur diku.

Një ditë pashë vjehrrën që mblidhte fotot e fëmijëve dhe Fildezit dhe më ka bërë përshtypje. Bënim nga një muaj pushime dhe së bashku me prindërit e saj, që i kisha me vehte. U kam paguar qeranë për 15 vite dhe asnjëherë s’jam interesuar sa e ka pasur gruaja ime rrogën. Më 13 shkurt 2015 i kam thënë Fildezes se ku do shkojmë për 14 shkurtin të festojmë.

Më tha që do dal me një shoqe se më ka blere nje shall,por unë i thashë mos është gjë lesbike shoqja. Më 2 mars 2015 më tha do iki tek babai duke më thënë çfarë do bëjmë se kështu nuk shtyhet. U zgjuan fëmijët dhe unë ika. E mora në telefon dhe i thashë prit të vij. Ajo kishte marrë një person dhe filloi të nxirrte rrobat jashtë duke më thënë se do iki tek babai. Fejesën e Fildezes me mua e kam financuar unë.

Financimin e saj dhe emërimin në punë si edukatore dhe si drejtoreshë kopshti e kam financuar unë”, tha ai.