MENU
klinika

Pas dorëheqjeve të kryetarëve

Vuçiç del me një kërkesë për serbët e Kosovës

29.11.2018 - 16:56

Aleksandar Vuçiç ka kërkuar në mbledhjen e sotme me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova protesta ekskluzivisht paqësore, demokratike dhe jo të dhunshme, pavarësisht nga lëvizjet e mëtejshme të Prishtinës.

Kjo është thënë nga kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, pas takimit me kreun e shtetit serb në Beograd.

Kosovë/ Konfirmohet dorëheqja e kryetarëve të komunave veriore konica.al

Ne kemi njoftuar presidentin me dorëheqjet që dhamë si kryetar komunash dhe dëgjuam nga Vuçiç të kërkojë protesta paqësore, jo të dhunshme dhe demokratike, pavarësisht asaj që Prishtina ka bërë kundër popullit serb në Kosovë“, u tha gazetarëve, Rakiç.

Ai theksoi se tarifat e vendosura nga Prishtina nuk janë të drejtuara kundër Serbisë, por kundër mbijetesës së popullit serb në Kosovë.

Ne gjithashtu ftojmë qytetarët që të vazhdojnë me protesta paqësore, demokratike dhe jo të dhunshme“, porositi Rakiç. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ka dhënë kontribut të çmuar për Kombëtaren

Ish lojtari i Kombëtares kandidon për deputet

Vuçiç mungoi në hapjen e Notre Dame

Pse presidenti kishte frikë të shkonte në Paris

“Privilegj i madh të shërbej si ambasador në Kosovë”

Hovenier vlerësohet me urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”

Dy liderët flasin dhe për marrëdhëniet Prishtinë-Beograd!

Vuçiç takohet me Scholz, diskutojnë për nxjerrjen e litiumit në Serbi!