MENU
klinika

Nervozohet Vuçiç

Takimi i qeverive shqiptare/ Vuçiç: Hipokrizi!

26.11.2018 - 10:00

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nuk e ka pritur mirë mbledhjen e përbashkët të dy qeverive shqiptare, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës.

Vuçiç e ka cilësuar hipokrizi takimin në Pejë, në një kohë kur sipas tij Kosova ka vendosur taksë doganore 100 për qind për mallrat e Serbisë dhe Bosnja e Hercegovina, në anën tjetër me Shqipërinë po tenton të heq kufijtë dhe taksat për mallrat e Kosovës.

mbledhja kosove-shqiperi-konica.al
mbledhja kosove-shqiperi-konica.al

Është kulmi i hipokrizisë, jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe për të gjithë ata që e lejojnë një gjë të tillë”, ka thënë Vuçiç.

Të hënën në Pejë mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë.

Ndër marrëveshjet kryesore që pritet të arrihen në këtë takim, është ajo e lehtësirave doganore mes dy vendeve, si dhe heqja e tarifës së romingut. /Konica.al/

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë

Zotohen për thellim të bashkëpunimit

Kosova dhe M. e Veriut nënshkruajnë tri marrëveshje