MENU
klinika

S’kanë fund telashet

Weinstein akuzohet dhe nga modelja e famshme

02.11.2018 - 21:58

Vazhdon akoma të jetë e nxehtë çështja e Harvey Weinstein. Së fundmi producenti famëkeq është akuzuar sërish për përdhunim nga ish-modelja e famshme Jane Doe.

Ajo ka ngritur një akuzë duke e çuar edhe një herë në gjykatë Weinstein, pasi pretendon se është ngacmuar nga producenti në moshën 16-vjeçare e më pas është përdhunuar në apartamentin e tij në Manhatan.

Abuzimi provohet në dokumentet ligjore dhe viktima e supozuar pretendon se Weinsterin e detyroi atë të kryenin marrëdhënies seksuale pa dëshirë për disa vite me radhë.

Ajo pranoi se është takuar me producentin për një drekë në vitin 2002, teksa po përpiqej të përmirësonte karrierën e saj si aktore.

Gruaja, që njihet si Jane Doe në dokumentet e gjykatës, thotë se Weinstein e mori atë në apartamentin e tij në Manhatan dhe e “kërcënoi në mënyrë agresive për të bërë seks”, pavarësisht se e dinte moshën e saj.

Ai i tha asaj se nëse ajo donte të ishte një aktore, ajo do të duhej të ishte e rehatshme të bënte çfarëdo që drejtori i kërkonte- duke përfshirë humbjen e virgjërisë dhe zhveshjen”, thuhet në dokumenta.

Ajo pretendon se Weinstein vazhdoi ta ngacmonte për gati një dekadë, duke i ofruar asaj një rol si aktore shtesë në një film në 2004.

Ashtu si shumë gra të tjera në këtë rast të cilët tashmë janë ekspozuar si gënjeshtare, ky pohim i fundit i pakontrolluar pothuajse 20 vjeçar gjithashtu do të dalë i pavërtetë,” tha avokati i producentit.

Mandatory Credit: Photo by Seth Wenig/AP/REX/Shutterstock (9703699a)
Harvey Weinstein arrives to court in New York, . Weinstein pleaded not guilty Tuesday to rape and criminal sex act charges. The hearing in Manhattan comes after a grand jury indicted the former movie mogul last week on charges involving two women
Sexual Misconduct Harvey Weinstein, New York, USA – 05 Jun 2018

Weinstein është akuzuar për abuzime e ngacmime seksuale nga më shumë se 70 gra. Akuzat kundër tij ndihmuan në krijimin e lëvizjes #MeToo, e cila ka parë që qindra gra të akuzojnë njerëz të profilit të lartë për abuzim seksual dhe ngacmime.