MENU
klinika

Përvjetor i 93-të lindjes

Xhon Athanasi, tenori shqiptar që mbajti rolin e “Skënderbeut”

04.11.2018 - 17:57

Më 4 nëntor 1925, në Boston të SHBA, lindi tenori i njohur shqiptar, Xhon Athanasi. Në foto Xhon Athanasi me kompozitorin Prenk Jakova pas premierës se operës Skënderbeu, në janar të vitit 1968.

xhon athanasi dhe prenk jakova-konica.al
xhon athanasi dhe prenk jakova-konica.al

Xhon Athanas lindi në Brokton, Massachusetts, me 4 nëntor 1925.

Prindërit e tij emigruan në Amerikë rreth viteve 1915. Si shumë emigrantë të tjerë të asaj kohe, ata punuan disa vjet rrjesht në shtetin Massachusset (ku edhe jetuan) duke u munduar të përmirësonin gjëndjen e tyre ekonomike.

Xhoni ishte në moshë fare të vogël kur familja e tyre u kthye sërish në Shqipëri për disa arsye familjare, me mendimin për të ardhur përsëri në Amerikë në rastin më të parë.

Por me fillimin e Luftës së Dytë Botërore dhe më pas me vendosjen e komunizmit, u bë i pamundur kthimi i tyre në Amerikë.

Xhoni që në moshë të vogël filloi të këndonte psalmet bizantine në kishën ku i ati ushtronte profesionin e klerikut (prift ortodoks).

Kompozitori Jakova, i cili e vlerësonte Xhonin si tenor dramatik, e shkroi operën “Skënderbeu” posaçërisht që roli i Gjergj Kastriotit t’i përshtatej zërit, tesiturës dhe figurës së artistit tonë.

xhon athanasi-konicaal
xhon athanasi-konicaal

Ky ishte një vlerësim shumë i lartë dhe Xhonit i duhej të kryente një detyrë shumë të madhe për të realizuar figurën e Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut.

Xhoni tregon: “M’u desh të mendoja ditë e natë se si do të mund të realizoja këtë rol kaq të dashur dhe të imagjinuar nga publiku ynë artdashës…”

Por me ndihmën e regjisorit të mirënjohur Pirro Mani, i cili vuri në skenë operën, së bashku krijuan një spektakël madhështor që u mirëprit nga spektatori.

Opera “Skënderbeu” e ngriti Xhonin në piedestalin e arritjeve të tij artistike.

Ai jo vetëm e interpretoi rolin e Gjergj Kastriotit, në mënyrë të shkëlqyer nga ana teknike vokale, por krijoi një figurë të Skënderbeut të studiuar aq mirë prej tij, sa, kur vinte përkrenaren, pelerinën dhe shpatën, dukej si një Skënderbej i vërtetë, si një hero madhështor kombëtar.

Madje fotografitë e marra nga shfaqja janë përdorur edhe si ilustrime historike.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit