Paraditen e sotme Presidenti Meta zhvilloi një takim me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi me kërkesë të këtij të fundit.
Presidenca thotë se është folur për datën e zgjedhjeve dhe garën për KLSH-në.
Njoftimi
Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta, me kërkesën e tij, zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Kuvendit, Sh.T.Z. Gramoz Ruçi. Presidenti Meta e njohu Kryetarin Ruçi me konsultimet e zhvilluara prej tij për datën e zgjedhjeve të ardhshme lokale. Gjithashtu, Presidenti Meta i bëri me dije Kryetarit Ruçi zhvillimin e procedurave transparente për të ftuar kandidatët, të cilët kanë paraqitur interesin për Kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, me qëllim përzgjedhjen e një kandidati të përshtatshëm dhe me integritet për këtë pozicion të rëndësishëm.