MENU
klinika

Arsyeja

Zbulohet pse shkencëtari Muka, dha dorëheqjen si zv./ministër

15.11.2018 - 20:26

Zëvendës ministri i Arsimit, Taulant Muka, i ka paraqitur ditën e sotme dorëheqjen kryeministrit Edi Rama, nga posti i tij në të cilin sapo ishte emëruar.

Në shkresën zyrtare Muka shkruan:

taulant muka-konica.al
taulant muka-konica.al

“Për arsye etike, morale dhe profesionale, dhe të papajtueshmërisë që unë kam në modelin e punës të aplikuar në Ministrinë e Arsimit, zgjedh të largohem”.

Por nga ana tjetër duket sikur këtë vendim e ka marrë brenda ditës duke qenë se një ditë më parë në profilin e tij të Facebook, ai kishte postuar një status ku tregonte se cili ishte projekti i tij i radhës si zv/ministër.

“Bashkë me çunat e Ministrisë do bëjmë rankimin e akademikëve shqiptarë sipas produktit shkencor për të evidentuar shkencëtarët shqiptarë qe jetojnë në Shqipëri. Çuna suksese me përdorimin e “R Programming”! Shumë punë ju pret përpara!
#shkencashqiptare #arsimcilesor”, shkruante ai.

taulant muka-konica.al
taulant muka-konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN