MENU
klinika

Zgjidhet kandidati i KLP-së

Zgjidhet ngërçi/ Hapet gara për Prokurorin me mandat të plotë

07.11.2018 - 09:14

Tashmë mund të zgjidhet kryeprokurori me mandat të plotë 7-vjeçar si dhe mund të ngrihen së organet e reja të drejtësisë.

Konkretisht, organet janë: Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshillit i Lartë Gjyqësor dhe Inspektoriatit të Lartë i Drejtësisë, organe të cilat do të pasojnë me ngritjen e Byrosë Kombëtare e Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale.

Ngërçi që kishte bllokuar gjithë proçesin ka kaluar duke qenë se është zgjedhur dhe kandidati për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, si bllokadë e vetme.

Tashmë Prokuroria e Përgjithshme ka konfirmuar se Prokurori i Apelit për Krimet e Rënda, Bujar Sheshi, i plotëson kushtet si kandidat për anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

bujar sheshi-konica.al
bujar sheshi-konica.al

Relacioni i Prokurorisë hap zyrtarisht procedurat për ngritjen e KLP, organ i cili do të sjellë disa zhvillime të rëndësishme zinxhirë në sistemin e drejtësisë.

Pikësëpari, konstituimi i KLP do të hapë procesin për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri ose të konfirmimit në detyrë të kryeprokurores aktuale të përkohshme, Arta Marku.

Neni 35 i ligjit Nr. 97/2016 për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë parashikon që Këshilli i Lartë i Prokurorisë, pas një procedure përzgjedhëse, i paraqet Kuvendit tre kandidatët për kryeprokuror.

Sipas Kushtetutës së ndryshuar, Kuvendi ka afat 30 ditë për të zgjedhur kryeprokurorin me 3/5 e votave.

Nëse Kuvendi nuk e zgjedh dot brenda këtij afati, kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpallet i emëruar. Kuvendi, me vendim Nr. 115/2017, ka vendosur që zonja Arta Marku do të kryejë përkohësisht detyrën dhe funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm.

Mbetet për t’u parë nëse zonja Marku, e vendosur në shënjestër të sulmeve të PD-LSI prej 10 muajsh, do të kandidojë për një mandat 7-vjeçar në krye të organit të akuzës.

Reforma-ne-drejtesi-gjyqtare-e-prokurore-konica.al
Reforma-ne-drejtesi-gjyqtare-e-prokurore-konica.al

Përbërja e KLP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë përbëhet nga 11 anëtarë. Gjashtë prej anëtarëve të Këshillit janë prokurorë nga të gjitha nivelet e prokurorisë. Pesë anëtarët e tjerë të Këshillit janë juristë joprokurorë, të përzgjedhur nga radhët e avokatëve, të pedagogëve të drejtësisë dhe të përfaqësuesve të shoqërisë civile.

Pesë anëtarët joprokurorë janë zgjedhur nga Kuvendi. Ata janë Tartar Bazaj, Nurihan Seiti (Metaj), Gent Ibrahimi, Sandër Beci dhe Alfred Balla. Ndërkaq, Prokurorja e Përgjithshme do të thërrasë në ditët në vijim mbledhjen e përgjithshme të prokurorëve të të gjitha niveleve për të zgjedhur 6 anëtarët prokurorë të KLP në radhët kandidatëve prokurorë, të cilët kanë kaluar me sukses procesin e Vetingut.

Kandidatët janë Arben Dollapaj, Bujar Shehi, Anila Leka, Antoneta Sevdari, Besnik Muçi, Dritan Prençi, Gentjan Osmani, Kostaq Beluri dhe Vat Staka. Disa prej tyre do të konfirmohen automatikisht si anëtarë të KLP për shkak se nuk ka kandidatë të tjerë në pozicionin e tyre. Kjo trupë prokurorësh dhe joprokurorësh do të rendisin një listë me tre kandidatë për kryeprokuror, duke ia paraqitur Kuvendit.

Kushti ligjor

Prokurori Sheshi ishte i vetmi që kandidoi për fazën e dytë të KLP-së, futja në garë e të cilit nxori nga ngërçi organin në fjalë, pasi i mungonte një kandidat nga Prokuroria e Apelit, i përcaktuar si kusht në ligjin për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë. Për shkak të moskandidimit, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku e hapi dy herë garën për prokurorët.

Gara e parë dështoi sepse nuk pati asnjë kandidaturë, ndërsa gara e dytë rezultoi e suksesshme pikërisht për shkak të kandidimit të prokurorit të vetëm Bujar Sheshi. Kandidimi i prokurorit të Apelit të Krimeve të Rënda, Bujar Sheshi, erdhi vetëm pak ditë pas konfirmimit të tij në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, konkretisht më 24 tetor.

5 anëtarët e zgjedhur për KLP

Tartar Bazaj
Nurihan Seiti (Metaj)
Gent Ibrahimi
Sandër Beci
Alfred Balla

Kandidatët për 6 vende vakante në KLP

Arben Dollapaj
Bujar Shehi
Anila Leka,
Antoneta Sevdari
Besnik Muçi
Dritan Prençi
Gentjan Osmani
Kostaq Beluri
Vat Staka

Sulmi i përgjakshëm në tregun e Krishtlindjeve

Autoritetet gjermane përballen me kritika

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!