MENU
klinika

Botërori në Turkmenistan

Zhgënjen edhe Godelli, dështon peshëngritja

05.11.2018 - 17:50

Si rrallë ndonjëherë në vitet e fundit, Shqipëria ka dështuar në arenën ndërkombëtare sa i përket peshëngritjes, një nga disiplinat më të suksesshme. Botërori i peshëngritjes që po zhvillohet në Ashgabat të Turkmenistanit ka qenë një dështim edhe për shtangistin Daniel Godelli.

Ai nuk ka mundur të japë një rezultat në dygarësh në peshën 81 kg, pasi nga 6 provat që kishte në dispozicion, realizoi vetëm një. Godelli realizoi me sukses vetëm provën e parë në shkëputje, ku ngriti ngriti 156 kg. Më pas, në dy provat e tjera të këtij stili dhe në 3 provat e stilit të shtytjes, dështoi të ngrejë lart shtangën.

Për pasojë, shtangisti kuqezi nuk dha asnjë rezultat në shtytje (nuk arriti të ngrejë në 3 përpjekje peshën 186 kg) edhe në dygarësh, duke mos u klasifikuar në këtë Botëror (garoi në Baterinë A). Ndonëse pritej shumë nga Godelli, paraqitja e tij në pedanë la shumë për të dëshiruar, duke mos arritur të sigurojë as pikë për kombëtaren kuqezi.

peshengritja shqiptare
peshengritja shqiptare

Në këtë peshë, 81 kg, garoi gjatë paradites edhe Erkand Qerimaj, në Baterinë B, duke realizuar nga një provë për secilën peshë (150 kg në shkëputje dhe 180 kg në shtytje). Pas garimit të Baterisë A, në klasifikimin e përgjithshëm, Qerimaj e mbylli garën e peshës 81 kg në vendin e 23-të, shumë larg pritshmërive. Ndërsa Briken Calja dje u rendit i gjashti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Botërori i Peshëngritjes

Edhe Erkand Qerimaj larg pretendimeve