Paratë nuk i mungonin edhe më parë, ndërsa që prej momentit të vendosjes në Shtëpinë e Bardhë, vëmendja është e gjitha mbi Melania Trump dhe tashmë duket se jeta e saj nuk është edhe aq e lehtë!
Nuk i mjaftuan kontradiktat në Kajro ku Melania Trump shpenzoi 95 mijë dollarë për një tur gjysmë ditor, por i dyfishon ato. Zonja e Parë në fakt nuk ka kursyer edhe pse ndodhet në syrin e ciklonit , por ka vijuar shpenzimet marramendëse. Sipas agjencisë së lajmeve Quarz, Melania ka shpenzuar 174 mijë dollarë për një ditë në Toronto, në një hotel ku nuk kaloi as natën.
Një shifër kjo pothuajse sa dyfishi i shumës që Zonja e Parë kishte paguar gjatë udhëtimit të saj gjysmë ditor në Kajro. Këtu Melania shpenzoi 95 mijë dollarë amerikanë. Kur u pyet për shpjegime, zyra e Melania-s tha se për të marrë këtë informacion, t’i drejtohen zyrës së Departamenti të Shtetit.
Por zëdhënësja e saj Stephanie Grisham tha për Quarz se shpenzimet janë përdorur masat e sigurisë, kujdesit mjekësor, komunikimit, nevojave të autokolonës, logjistikë e të tjerë, të gjitha këta shpenzime “Ligjërisht të detyrueshme” për udhëtime zyrtare. Në fakt, Quarz raporton se ekipi i saj kushtoi edhe 18 mijë dollarë të tjerë.