MENU
klinika

Vendimi zyrtar

Mblidhet qeveria, emëron Lleshin zv./ministër të Brendshëm

06.11.2018 - 12:16

Ditën e sotme u mbajt në Kuvend seanca jashtë radhe për votimin e dekretit të Presidentit Meta lidhur me shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafës.

Menjëherë pas kësaj seance kryeministri Rama ka mbledhur kabinetin qeveritar.

Pas mbledhjes, bëhet zyrtar lajmi për emërimin e Gjeneral Sandër Lleshit si zv/ministër i Brendshëm.

Gjeneral Sandër Lleshit i besohet një post i tillë në rolin e zv./ministrit,  si pasojë e refuzimit të dekretimit si ministër nga ana e Presidentit Ilir Meta.

sander lleshi-konica.al
sander lleshi-konica.al

Më parë Rama u shpreh lidhur me mosdekretimin nga ana e Presidentit Meta, nga foltorja e Parlamentit, se nga e shtuna kanë një problem me Presidentin.

“Ky Kuvend ka zgjedhur 7 presidentë të republikës, shumë nga ne kemi votuar për Ilir Metën-President, nuk e kishim shumicën absolute por unë e kisha bindjen e plotë se Meta ishte kandidatuara më e përshtatshme. Ai e ka respektuar votën tonë, ka respektuar kushtetutën, ka peshuar fjalën por prej të shtunës mbrëma kemi një problem nga Presidenti i Republikës.

Puna jonë është të hartojmë ligje, ne kemi detyrën kushtetuese ta bëjmë këtë punë pavarësisht nëse e kemi besimin apo jo të të tjerëve, përfshi edhe presidentin.

Kushdo ka të drejtë të na kritikojë, përfshi edhe Presidentin. Askush veç popullit se merr dot të drejtën të na pengojë të drejtën e ushtrimit të kushtetutës” -u shpreh Rama

"Një tjetër skandal i madh pritet të dalë në dritë..."

Eksperti Karamuço paralajmëron “furtunë” në Policinë e Shtetit

“Bashkëpunëtorja e Bashës, miqësi me Xhaçkën”

Bardhi tregon prapaskenat: Pse nuk e ka nënshkruar mocionin kundër deputetes

"‘Hodhe gurin e fshehe dorën’, siç bëre pas 21 Janarit"

Djegia e mandateve, Basha i përgjigjet Metës: Ti na nxite!

Nuk do ta besoni sa shënojnë temperaturat

‘Çmendet’ moti/ Vala e të nxehtit godet këtë vend

"Nuk është për të treguar muskujt, por…"

A do të thërrasë Basha protestë? Përgjigjet Kreu i PD