MENU
klinika

Ana Kodra

01.12.2018 - 14:08

Edhe pse është vetëm 11 vjeç, me siguri keni dëgjuar për vajzën e talentuar Ana Kodra, e cila edhe pse në një moshë të tillë, ka marrë pjesë në disa spektakle mjaft të rëndësishme në Shqipëri, por edhe jashtë vendit.

Dalja e parë për anën në skenë ishte që në moshën 7 vjeçare te “Gjeniu i vogël”.

Më pas, Ana Kodra përfaqësoi Shqipërinë në Junior Eurovision 2017.

Por ajo ishte edhe finaliste e Voice Kids 2018…

Ndërsa tashmë, Ana edhe pse 11 vjeçe, duket se do të hedh një tjetër hap të madh në “karrierën” e saj, e cila me siguri do të jetë e ndritur duke pasur parasysh talentin e saj.

Ana është pranuar në audicionin e “Britain’s Got Talent”, dhe lajmin e mirë e ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në “Instagram”.

“Ky mund të jetë fati yt, të urojmë fat,”- shkruhet ndër rreshta në mesazhin që Ana ka marrë nga stafi i “Britain’s Got Talent”.