MENU
klinika

Përdorimi i telefonit

197 minuta në muaj në celular

08.12.2018 - 13:50

Përdorimi mesatar i telefonit celular arriti në 197 minuta në muaj gjatë tremujorit të tretë të këtij viti. Sipas statistikave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, përdorimi mesatar i telefonit celular për thirrje u rrit me 24% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në fakt, rritja e përdorimit mesatar nuk ka ardhur nga zgjerimi i trafikut, por kryesisht nga pakësimi i numrave celularë aktivë.

Në fund të muajit shtator, numri i kartave SIM aktive ka rënë me 26.5% krahasuar me një vit më parë. Kjo është një tendencë që ka nisur prej disa vitesh, pasi AKEP ndaloi diferencimin e tarifave për thirrjet brenda dhe jashtë rrjetit.

Gradualisht, përdoruesit po heqin dorë nga mbajtja e disa numrave celularë dhe tashmë numri i kartave SIM aktive është më i vogël se numri i përgjithshëm i popullsisë.

Nga pikëpamja statistikore, kjo po rezulton në rritje të përdorimit mesatar për çdo numër celular aktiv. Përdorimi është rritur jo vetëm për thirrjet, por edhe për shërbimet e tjera. Numri i mesazheve të shkruara për çdo përdorues aktiv arriti në 37 në muaj, në rritje me 22% me bazë vjetore.

Ndërsa përdorimi i internetit arriti në 2.76 Gb në muaj, 44% më shumë krahasuar me tremujorin e tretë 2017. Teknologjia 4G dhe rritja e përdorimit të telefonave inteligjentë po e rrit me ritme të shpejta përdorimin e internetit me brez të gjerë nga telefonat celularë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bie numri i përdoruesve aktivë

Shqiptarët heqin celularin e dytë

Konsumuan 46 për qind më shumë internet

Statistikat/ Shqiptarët gjithë ditën në celular