MENU
klinika

Detajet

30 grabitje në 4 vite, arrestohet shqiptari në Itali

05.12.2018 - 09:54

Një 32-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane. Shqiptari, identiteti nuk bëhet i ditur, rezultonte i dënuar në shtetin fqinj për 30 grabitje gjatë viteve 2008 dhe 2012.

Mediat italiane shkruajnë se 32-vjeçari gjatë kontrollit të policisë tregoi dokumente fallso, po pavarërisht përpjekjeve të tij nuk arriti t’i shpëtojë hekurave.

Ndërkohë policia është vënë në kërkim të bashkëpunëtorit tjetër, një 35-vjeçar rumun.