MENU
klinika

Vonesat e fluturimeve

55% e pasgjerëve nuk e gjejnë të drejtën

05.12.2018 - 14:49

Pavarësisht se ka një rritje të numrit të kompensimeve për vonesat apo anulimet e fluturimeve nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”, të dhënat e Autoritetit të Aviacionit Civil (AAC) tregojnë se 55% e ankesave të ardhura nga pasagjerët nuk janë pranuar.

Sipas AAC, gjatë këtij viti janë kryer 700 kompensime me nga 250 euro ose me bileta avioni, ndërkohë që  rezulton se 200 kompensime u kryen gjatë nëntorit. Sipas të dhënave rezulton se kompania që ka numrin më të lartë të kompensimeve është Blue Panorama, me 509 kompensime në total.

Pas saj renditet FLY ERNEST, me 96 kompensime, ndërkohë kjo kompani duke shfrytëzuar edhe legjislacionin europian nuk ju është përgjigjur ende pasagjerëve që kanë regjistruar probleme gjatë stinës së verës dhe vjeshtës.

Për këtë çështje, Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar ka vënë në dijeni edhe Autoritetin e Aviacionit Civil në Itali dhe Komisionin Europian, që janë duke e ndjekur situatën.

Ndërkaq, kompania Albawings ka pranuar në total 31 ankesa, ndërkohë që sapo ka filluar të trajtojë edhe ankesat e stinës së vjeshtës. Këto kanë qenë 3 kompanitë më problematike gjatë mujave të verës në drejtim të vonesave apo anulimeve të fluturimeve, por për muajin nëntor, situata nuk paraqitet problematike.

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!