MENU
klinika

Antikoagulantët

A janë të rrezikshëm holluesit e gjakut?

13.12.2018 - 15:44

Holluesit e gjakut ose siç njihen ndryshe Antikoagulantët janë ilaçe që parandalojnë mpiksjen e gjakut.

Ata gjithashtu ndalojnë grumbujt e gjakut ekzistues që të mos bëhen më të mëdha. Mpiksja e gjakut në arterie dhe vena mund të shkaktojnë sulme në zemër, goditje dhe bllokime.

Ju mund të merrni një hollues gjaku nëse keni:

* Disa sëmundje të enëve të gjakut ose të zemrës;

* Një ritëm jonormal i zemrës (fibrilacioni atrial);

* Një zëvendësim të valvulave të zemrës;

* Një rrezik të mpiksjes së gjakut pas operacionit;

* Defekte kongjenitale të zemrës.

holluesit e gjakut-konica.al

Ka dy lloje kryesore të holluesve të gjakut.

1. Antikoagulantët si heparina ose warfarin, të cilat ngadalësojnë procesin e trupit për të bërë mpiksje.

2. Barnat e antiplateletit, të tilla si: aspirina, që parandalojnë qelizat e gjakut të quajtura trombocite nga grumbullimi së bashku, për të formuar një mpiksje.

Kur merrni një hollues gjaku, ndiqni me kujdes udhëzimet. Ato mund të ndërveprojnë me ushqime të caktuara, ilaçe, vitamina dhe alkool.

Sigurohuni që mjeku të di të gjitha ilaçet dhe shtesat ushqyese që përdorni. Është e rëndësishme të siguroheni se po merrni medikamente të mjaftueshme për të parandaluar mpiksjen, por jo aq shumë sa që shkakton hemorragji.

holluesit e gjakut-konica.al

Diagnoza dhe testet

Testet farmakogjenetike

Farmakogejnetika, e quajtur edhe farmakogjenomika, është studimi se si gjenet ndikojnë në reagimin e trupit ndaj ilaçeve të caktuara. Gjenet janë pjesë e ADN-së që kalon nga nëna dhe babai.

Ata mbajnë informacione që përcaktojnë tiparet tuaja unike, të tilla si gjatësia dhe ngjyra e syve. Gjenet tuaja mund të ndikojnë gjithashtu sa të sigurt dhe efektiv mund të jetë një ilaç i veçantë për ju.

Gjenet mund të jenë arsyeja pse medikamente të njëjtë dhe në të njëjtën dozë do të prekin njerëzit në mënyra shumë të ndryshme. Gjenet gjithashtu mund të jenë arsyeja pse disa njerëz kanë efekte të këqija anësore për një ilaç, ndërsa të tjerët nuk kanë.

Testimi farmakogjenetik shikon gjenet specifike për të ndihmuar në identifikimin e llojeve të barnave dhe dozave që mund të jenë të përshtatshme për ju.

holluesit e gjakut-konica.al

Për çfarë përdoret?

Testimi farmakogjenetik mund të përdoret:

* Për të parë nëse një ilaç mund të jetë efektiv ose jo për ju;

* Për të përcaktuar dozën më të saktë;

* Për të zbuluar efektet anësore serioze që mund të keni nga një ilaç.

Pse kemi nevojë për testime farmakogjenetike?

Mjeku mund të kërkojë këto teste para se të filloni një ilaç të caktuar ose nëse jeni duke marrë një ilaç që nuk ju jep efekt / ose shkakton efekte anësore të këqija.

Testet farmakogjenetike janë të disponueshme vetëm për një numër të kufizuar ilaçesh.

Testimi farmakogjenetik përdoret vetëm për të gjetur përgjigjen e një personi ndaj një ilaçi të veçantë.

Nuk është e njëjta gjë si testimi gjenetik.

Shumica e testeve gjenetike përdoren për të ndihmuar në diagnostikimin e sëmundjeve ose rrezikut potencial të sëmundjes, të identifikojnë një marrëdhënie familjare ose të identifikojnë dikë në një hetim penal.