31.12.2018 - 10:57
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka komentuar përmes një statusi në facebook, tremujorin e tretë të 2018.
Ndërsa e quan ekonominë e vendit, si ekonomi që shpërblen qytetarët, Ahmetaj shkruan se tremujori i tretë 2018 u rrit me 4.48%.
“Në tremujori e tretë 2013 ekonomia ishte në nivelin -2.46%, i krahasueshëm vetëm me vitin 1997. Rritja e këtij tremujori, është shifra më domethënëse e transformimit, kthesës së madhe nga kriza e paralajmëruar e 2013, ringritjes ekonomike dhe konsolidimit që vazhdon! Rritja ekonomike e 9-mujorit 2018 kaloi për herë të parë në tetë vitet e fundit, nivelin mbi 4%.” – shkruan Ahmetaj.