MENU
klinika

Elbasan-Tiranë

Aksident/ Midis të plagosurve një 5-vjeçar

06.12.2018 - 20:45

Tre persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor në aksin rrugor Elbasan- Tiranë, mes tyre dhe një fëmijë 5 vjeç.

Ngjarja ndodhi në fshatin Mamël ku mjeti me targa EL8982 B me drejtues shtetasin A.Xh është përplasur me mjetin me targa TR1388U me drejtues shtetasin B.M.

“Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ishin pasagjerë në mjetin me targa El 8982 B, konkretisht shtetasit J.M., 27 vjeç, L.D., 20 vjeç, K.Gj. 5 vjeç, të tre banues në fshatin Katund i Ri, Elbasan”, informon policia.

Ata janë transportuar në Spitalin e Elbasanit për mjekim, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Pamje të mrekullueshme nga Fushë Struda

FOTO/ Dëbora zbardh edhe zonat malore të Librazhdit

Punonjësi i bashkisë u rrëzua nga vinçi

Shpallet në kërkim përgjegjësi i tij në Elbasan

Dyshohet se abuzuan me të riun me aftësi të kufizuara

Dalin para gjykatës të arrestuarit në Elbasan