MENU
klinika

“Ma premtuan”

Albana ia “plas në sy” Ermalit: Ami “më mori” punën!

15.12.2018 - 22:12

Albana Osmani ishte e ftuar mbrëmjen e së shtunës në “Xing me Ermalin”, ku ndër të tjera foli edhe për fillimet e karrierës së saj në Top Channel, ku punon për rreth 16 vite.

Ajo tregoi se nisi punën në televizion fal këmbënguljes që e karakterizon, ndërsa më tej Ermali iu drejtua duke i thënë se vetëm “Portokallia” i ka ngelë pa drejtuar.

Por Albana rrëfeu më pas se edhe atë pozicion e kishte tentuar, por në fund kishte qenë Ami, bashkëshortja e Ermalin që e kishte fituar.

“Më kishin premtuar se do të më merrnin në Portokalli, por në fund më thanë se isha e vogël dhe, Ermal, morën… Amin”, zbuloi Albana.

“Unë nuk e di si ta var ajo ty, por hajt mo”, i thotë më tej me shaka ajo Ermalit.