MENU
klinika

Vendimi i Trump

Ambasada Amerikane me një njoftim të rëndësishëm

27.12.2018 - 12:39

Në një kohë që Presidenti Donald Trump ka vendosur mbylljen e pjesshme të qeverisë, Ambasada Amerikane në Tiranë ka një njoftim të rëndësishëm.

Ambasada përmes një postimi në Facebook shkruan se pasaportat dhe shërbimet e vizave në SHBA, në në Ambasadat Amerikane dhe Konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë edhe gjatë vonesës së buxhetit.

“Në këtë kohë, pasaportat e planifikuara dhe shërbimet e vizave në Shtetet e Bashkuara, në Ambasadat Amerikane dhe Konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë gjatë vonesës së buxhetit siç lejon situata. Ne nuk do ta përditësojmë këtë faqe deri në funksionimin e plotë, me përjashtim të informacioneve urgjente që lidhen me sigurinë.

Për informacione mbi shërbimet tona dhe statusin operativ, vizitoni: travel.state.gov”, shkruan në postim ambasada.