Ambasadori Bernd Borshard, ka folur lidhur me paketën antishpifje që kryeministri Rama kërkon të fusë Kodin Penal.
Ambasadori thotë se nuk duhet të jetë pjesë e Kodit
“Edhe pse nuk ndëshkohet me burg, shpifja prap mund të ndëshkohet me gjobë penale. Dhe është një dënim i kahkohshëm i OSBE-së dhe miqve tanë nga ODIHR-i, që shpifja të hiqet nga kodi penal dhe çështjet e shpifjes të trajtohen përmes kodit civil. E di që në disa shtete perendimore shpifja ndëshkohet me ligjin penal, por këto shtete kanë sisteme gjyqësore funksionale dhe Shqipëria ende po punon në këtë drejtim “, tha Ambasadori i OSBE-së Bernd Borchardt.
Por shpifja dhe përgojimi, për ambasadorin e OSBE-së, në Shqipëri po i kalon kufijtë e tolerueshmes.
Ambasadori Borshard tregon se jurisrudenca e Gjykatës Europiane për të Drejtat e njeriut, është kufiri që ndan shpifjen nga e liria e fjalës.
“Nga njëra anë, lajmet e rreme dhe shpifja janë të lidhura vetëm pjesërisht me vetëcensurën. Shifja shkakton reagime zemërimi dhe mund të çojë drejt vetëcensurës. Nga ana tjetër, ky nivel i lartë shpifjeje dhe përgojimi që vërej këtu shkon shumë përtej asaj që është e tolerueshme. Të gjithë ne kemi qenë vetë viktima të shpifjeve dhe kjo është e tmerrshme. Askush nuk duket se është i sigurtë. Shpifja është diçka që shkon, sigurisht përtej kufinjve të lirisë së medias dhe lirisë së fjalës”, tha Ambasadori i OSBE-së.