MENU
klinika

Debate në PD

Arben Imami braktis mbledhjen e kryesisë së PD-së

14.12.2018 - 19:55

Ish-deputeti Arben Imami ka braktisur mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, duke theksuar se mbledhja po zhvillohet në kundërshtim me rregulloren.

Lulzim Basha po shkel statusin, nuk respekton asnjë normë. Nuk do të ketë asnjë lëvizje, kundërshtimet i thashë në mbledhje.’-tha Imami.

Të shtunën në orën 10:30 Partia Demroaktike ka thirrur Kuvendin Kombëtar për të votuar Këshillin e ri Kombëtar.

Ky moment i hap rrugë ristrukturimit të plotë të kupolës drejtuese të Partisë Demokratike, duke nxjerrë organin që zgjedh Kryesinë,  nënkryetarët dhe sekretariatet.

Janë rreth 7500 delegat të Kuvendit Kombëtar që do të votojnë për rreth 150 anëtarë të Këshillit Kombëtar.