MENU
klinika

Operatori i Sistemit të Transmetimit

ARRSH nis konfiskimin e kontratave me ‘DH Albania’

13.12.2018 - 14:50

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit kanë nisur konfiskimin sigurimit të kontratave me ‘DH Albania’, pas zbulimit të megaskandalit që fshihej pas kësaj kompanie.

Mësohet se procedurat nga ARRSH dhe OST kanë filluar zyrtarisht këto procedura më datë 11 dhjetor.

Pas zgjidhjes së kontratës me bashkimin e operatorëve DH Albania & Biba X, ARRSH rishpalli sot procedurat e garës për LOT 1 të Unazës së Madhe të Tiranës, “Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja”.

ARRSH dje kallëzoi penalisht në Prokurorinë e Tiranës, kompaninë në fjalë. Shkresa drejtuar organit të akuzës përmban dy akuza për kompaninë DH Albania, konkretisht falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim.

"Isha duke gjuajtur, kur në fund të pyllit pashë…"

Gjeti të mbytur vajzën 9-vjeçare, peshkatari tregon momentin

Dinamika/ Nga dhuna, tek vendimi për vetëflijim!

Burri denoncoi gruan dhe fëmijët se ishin zhdukur, por u arrestua!

Çoi vajzën e tij 9-vjeçare drejt vetëmbytjes, gruaja me dy fëmijët e tjerë, të zhdukur!

Kush është Ergys Arrazi, i dënuar më parë për drogë