MENU
klinika

Shifra marramendëse

Artistët që fituan më shumë këtë vit

07.12.2018 - 08:22

Ashtu si çdo fundvit, revista prestigjioze “Forbes” ka sjellë një renditje për këngëtarët më të paguar të vitit 2018-të.

Mbase askujt prej nesh nuk do i shkonte mendja, por në vend të parë është renditur grupi “U2”. Ata kanë arritur të fitojnë plot 118 milionë dollarë gjatë këtij viti.

Pas “U2”, vjen “Coldplay” me 115.5 milionë dollarë.

Në vend të tretë është këngëtari 27-vjeçar Ed Sheeran, i cili ka vetëm për vete 110 milionë dollarë, duke qenë kështu këngëtari solo më i paguar në botë për këtë vit.

Në vend të katërt dhe të pestë vijnë përkatësisht Bruno Mars dhe Katy Perry, me 100 milionë fitime Bruno dhe 83 milionë dollarë për këngëtaren Perry.