MENU
klinika

Vrajsa e Briseldës

Atentati në Laprakë/ Gjykata merr vendimin për ‘ndihmësin’ e vrasësit

30.12.2018 - 13:31

Gjykata Penale në Tiranë vendosi sot masën “arrest me burg” për Roland Muzhaqin.

Bëhet fjalë për të riun që u arrestua si përkrahës i autorit të vrasjes së 17- vjeçare Briselda Gjikolaj, e cila u vra mbrëmjen e së mërkurës në Laprakë. Në kërkim është shpallur autori i dyshuar, Robert.P.

I arrestuari është Roland Muzhaqi, i cili akuzohet për përkrahje të autorit të krimit. Burime nga Policia thanë dje se Prokuroria kishte firmosur urdhër ndalimi për Muzhaqin, i identifikuar përmes kamerave të sigurisë.

vrasja-ne-laprake-konica.al

Ai dyshohet të jetë personi që është filmuar nga kamerat bashkë me autorin e shpallur në kërkim Robert P., 19 vjeç, para, gjatë dhe pas momentit të krimit.

Megjithatë, burimet thanë se Muzhaqi nuk ka qenë i armatosur dhe personi që dyshohet se ka shkrepur armën, duke tentuar të vrasë Erjon Bengën, me të cilin kishte pasur konflikt, por nga të shtënat ka mbetur e vrarë vajza që ai pëlqente, Griselda Gjikola.

Sipas burimeve, në momentin që i ka parë duke u futur në makinën tip “Mercedez Benz”, me targa AA 266 MS, Robert P., i shoqëruar edhe nga i arrestuari, është afruar duke qëlluar të paktën 4 herë me armë zjarri.

Nga këqyrja e automjetit, ekspertët kanë arritur në përfundimin se objektiv i atentatit ka qenë 23- vjeçari Erjon Benga, që mbeti i plagosur.

Autori ka qëlluar nga xhami i pasmë i makinës në krahun e shoferit, ku ndodhej i plagosuri, por plumbat kanë goditur edhe 17-vjeçaren që ndodhej në sediljen e parë.

KAMERAT E SIGURISE

makina-griselda1-konica.al

Policia ka sekuestruar dhe ka verifikuar kamerat e sigurisë së disa bizneseve private në vendin ku u vra 17-vjeçarja Griselda Gjikola dhe u plagos Erjon Benga. Gjithashtu janë verifikuar edhe disa kamera të tjera përreth vendit të ngjarjes, për të parë rrugën që kanë ndjekur autorët e ngjarjes, para dhe pas ngjarjes.

Burimet thanë se nga pamjet e kamerave të sigurisë, autori i dyshuar Robert P. dhe miku i tij tashmë i arrestuar, Roland Muzhaqi, shfaqen qartë në kamera, edhe pse mbanin kapuça në kokë. Sipas pamjeve filmike, i dyshuari ka pritur momentin kur çifti të futej në makinë dhe sapo mjeti është ndezur, është afruar duke qëlluar 4 herë në drejtim të shoferit, nga xhami i pasmë i makinës.

Menjëherë pas krimit, 19-vjeçari Robert P. dhe miku i tij Muzhaqi largohen me vrap nga vendi ngjarjes, moment ky që po ashtu është filmuar nga kamerat e sigurisë.