09.12.2018 - 21:47
Të shtunën Daily Mail publikoi një intervistë me babain e Dukeshës së Sussex, Meghan Markle ku ai shpjegonte mungesën e komunikimit me vajzën.
Thomas Markle tha se për disa kohë është përpjekur të vihet në kontakt me të, por përpjekjet e tij kanë shkuar dëm dhe shtoi se “Meghan është atje ku është falë tij dhe pa mbështetjen e tij do të ishte asgjë”.
74-vjeçari u shpreh se jeta e tij është kthyer me kokë poshtë që kur Meghan u bashkua me Harryn.
Ai tha: “Kam bërë dhjetëra përpjekje për të arritur të flas me vajzën time me anë të mesazheve dhe letrave, por ajo dhe Harry më kanë vendosur një mur “.