MENU
klinika

1 minutë heshtje

Balla ngre Parlamentin në këmbë në mes të seancës

21.12.2018 - 17:03

Gjatë replikës me kryetarin e Partisë Demokratike për vettingun në politikë, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në mes të fjalës së tij, u kërkoi kolegëve të mbanin një minutë heshtje për mësuesen nga Devolli, Luiza Dule.

taulant balla-konica.al

“Për t’u kthyer tek shqiptarët, unë do të doja ta ndërprisja sado pak fjalën time dhe t’i kërkoja Kuvendit të mbanim një minutë heshtje për mësuesen e nderuar Luiza Dule, që sot nuk jeton më por që humbi jetën duke shkuar për të kryer detyrën më të shenjtë, atë të mësuesit.”

kolana e librave

Mësuesja 48 vjeçare humbi jetën dy ditë më parë teksa shkonte për në punë në një fshat malor të quajtur Arrës, pasi fuoristrada u përmbys.