MENU
klinika

Deklaratat

Banorët e Bregut të Lumit sërish në protestë: Duam ballfaqim me Ramën

16.12.2018 - 16:35

Pasditen e sotme banorët e Bregut të Lumit kanë dalë sërish në protestë për mungesën e dëmshpërblimeve nga ndërtimi i Bulevardit të Ri shoqëruar edhe nga deputetët e Partisë Demokratike.

“Nëse është burrë kryeministri le të vijë e të ballafaqohet. Pa popull nuk ka kryeministër. Kryeministri pa taksat tona nuk jeton dot. Këto shtëpi i kemi ngritur me gjak, me djersë rrugëve në emigracion”, thanë banorët.

Burra e gra ata kanë qëndruar në rrugë në të ftohtë për të kërkuar vëmendjen e qeverisë.


“Mbrojmë djersën tonë, i gjithë populli është me ne”, thanë banorët.

Deputeti i PD, Klevis Balliu i pranishëm në protestë garantoi banorët për mbështetjen e kësaj force dhe kreut të saj.

Dua tju shpreh mbështetjen e PD dhe lidershipit të saj Lulzim Basha. Keni plot 12 ditë që jeni këtu dhe nuk po kërkoni asgjë më shumë e asgjë më pak se një takim me ata njerëz që paguhen me taksat tuaja. Ata njerëz që e kanë detyrim të përgjigjen.


PD nuk do lejojë që paratë e qytetarëve shqiptarë të vidhen dhe të futen në xhepat e qeveritarëve. Fakti që nuk vijnë t’ju takojnë tregon se shteti ka rënë, sistemi ka rënë.
Dua tju kërkoj që të bashkoheni me studentët, me fëmijët tuaj që i kthyen shpresën këtij vendi dhe bashkë me ta të rrëzoni qeverinë e krimit.
Të gjithë ju keni një të përbashkët, kundërshtarin. Ai është korrupsioni, vjedhja, Edi Rama. Vazhdoni, qëndroni, ne do të na keni këtu”, deklaroi Balliu.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës