MENU

Protesta e banorëve të Astirit

Basha: Firma e Ramës e Veliajt në devijimin e Lanës

26.12.2018 - 18:08

Nga protesta e banorëve të Astirit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha sulmoi ashpër për të disatën herë qeverinë ‘Rama’ në lidhje me projektin e Unazës së Re për devijimin e lumi të Lanës.

Teksa qëndronte përkrah protestuesve, lideri opozitar tha se ky projekt u zhvendos në favor të një trafikanti droge. Po ashtu ai tha se ndryshimi i projektit erdhi me vendim dhe firmë të kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj.

“Edhe sot disa media thonë; sipas PD. Por nuk duhet të bëjnë mediat këtë? Por vetëm PD? I ftoi këto media që të hetojnë. Të hetojnë; ja si prishen shtëpitë e banorëve. Këto nuk janë gjëra të PD, por të vërtetat e këtij projekti.

Ky projekt i hap rrugën pronës së tjetërsuar nga një trafikant droge. Media duhet të hetonte këtë aferë, dhe mos të behën pjesë e mashtrimeve, por ti tregojnë shqiptarëve se si është tjetërsuar rrjedha e një lumi. Ai i ka paguar 1.5 mln euro ministrisë së Ahmetajt. Mesazhi i dytë që kam për sot është; e dëgjuat si tha Rama; do kap edhe protestën. Siç ka kapur të gjitha.

Jam i sigurt që studentët e kanë dëgjuar, dhe ata janë të bindur se nuk i kap kush. Ai duke kapur median, drejtësinë. Mësimi i qëndresës tek Unaza e Re, është se nuk ia ka dalë dhe s’do t’ja dalë. Unaza e Re ia theu hundën kësaj propagande mashtruese. Ai nxori në pah një të vërtetë. Po heton dhe Amerika, abuzimet e Ramës, Damian Gjinkurit e Ahmetaj, me pastrimin e parave në parajsa fiskale.

Për 5 vite vegla e sundimit në vend, kanë qenë mashtrimi. Që kur u ngritën dhe studentët, iu thyhen hundën për herë të dytë kësaj qeverie. Ndaj ata ministra i pret burgu”, tha Basha.