01.12.2018 - 11:21
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur mesazhin e tij ngushëllues për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit amerikan, George H W. Bush.
Si një lajm të hidhur e quan Basha lajmin e vdekes së Bush.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i PD shkruan se shqiptarët do t’i jenë përjetë mirënjohës për mbështetjen vendimtare për demokracinë në Shqipëri e Kosovë.
Postimi i tij:
“Lajm i hidhur ndarja nga jeta e ish Presidentit të SHBA George HW Bush.
Shqiptarët do ti jenë përjetë mirënjohës për mbështetjen vendimtare për demokracinë në Shqipëri dhe sigurinë në Kosovë.
Mendimet e lutjet e mija janë me familjen Bush dhe popullin amerikan. U prehtë në paqe!”
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Mesazhi i ngushëllimit