MENU
klinika

S’ka të ndalur

Bebe arrin objektivin, 100 fluturime me avion brenda vitit!

18.12.2018 - 18:31

Viti 2018 është në ditët e tij të fundit dhe për këngëtaren me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka qenë me angazhime të shumta në të gjithë botën.

Bebe Rexha, zgjedhjet ne SHBA

Më së miri këtë e tregojnë fluturimet me avion të këngëtares, e cila tashmë ka arritur në mbi 100 të tillë, duke kapur kështu edhe objektivin që i kishte vënë vetes pak kohë më parë.

Këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku tregonte se fluturimi i fundit ishte për të i 100-ti për këtë vit.

Duke qenë se jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bebe Rexhës shpesh i është dashur të udhëtojë në Evropë, pro edhe Australi për koncertet e saj.

Projekti i fundit muzikor që ajo solli ishte kënga “Say ma name” në bashkëpunim me artistët David Guetta dhe J-Balvin – këngë e cila është pritur shumë mirë nga publiku.