Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha deklaroi se protesta e studentëve të tanishëm ka ngjashmëri me dhjetorin e vitit 1990.
Ai u shpreh se këto dy dhjetorë lidhen mes tyre se të dy protestat kanë emëruesin e përbashkët misionin kundër sistemeve dhe politikave qeverisëse.
Gjithashtu Berisha theksoi se protesta e studentëve është zëri më i pastër i kësaj shoqërie dhe kjo sipas tij do t’i shërbejë edhe të ardhmes së tyre.
“Të dyja janë revolucione demokratike. I pari një revolucion që përmbysi sisteme.
Arsimi është sistem saç janë shumë sisteme të tjera. Çfarë po bëjnë ato vajza dhe djem? Ata po shkundin shtetin, qeverinë, por edhe shoqërinë, e cila heshti për një kohë më të gjatë seç duhej ndaj një procesi shpartallues dhe shpartallues të sistemin.
Ata po luftojnë për të sotmen, por kaq shumë edhe për të ardhmen. Zërat e tyre janë thirrja më e pastër.
Plotësisht ngjajnë, të dyja janë misione. Si dëshmitar i orëve të atyre ditëve, dallimi është këtu: Studentët e vitit 90 kishin janë farë besimi se Ramizi do iu qëndronte fjalën , por nxori dajakun.
Ai ka dalë nga shtëpia e ti në mesnatë dhe ka shkuar në universitet. Ramiz Alia u nxori personat dhe i zhdëpi studentët në dru. Nuk ka njëri intelektual që beson më fjalët e Edi Ramës”, tha Berisha