MENU
klinika

Humbasin fitimet e 2018

“Bien” Google dhe Apple

10.12.2018 - 12:20

Dy kompanitë më të mëdha të teknologjisë kanë humbur të gjithë vlerën që kishin fituar në Bursë gjatë këtij viti. Apple dhe Google,  tregtohen tashmë në nivele më të ulëta se ç’kanë qenë në nisje të vitit 2018.

Kjo përmbysje vjen ndërkohë që i gjithë tregu pësoi një rënie të pjerrët, që erdhi pjesërisht nga raporti i punësimit në Shtetet e Bashkuara.

Apple ka hasur vështirësi për të mbajtur pozicionin si kompania publike me vlerën më të madhe. Përpara një jave, vendi u zu nga Microsoft.  Amazon ka sfiduar gjithashtu të dy kompanitë për të zënë vendin e parë.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Apple ka rënë në vlerë tregu prej spekulimeve se produkti bazë iPhone,  po pëson rëine të shitjeve.  Ky spekulim u fry nga lajmërimi i Apple kur publikoi raportin tremujor, se nuk do të raportojë më se sa iPhone do shesë.

Alphabet, kompania zotëruese e Google, ka qenë gjithashtu në tension së fundmi. Kreu ekzekutiv i kompanisë , Sundar Pichai, pritet të dëshmojë në një seancë në Kongres për politikat e kompanisë.

Gati borxhet 1.1 miliardë euro. Dy aktet normative botohen në…

Qeveria heq çdo kufizim për deficitin buxhetor

Afati i ri për individët dhe bizneset

Shtyhet rivlerësimi i pasurive

Çfarë thuhet tjetër në raportin e BSH?

Bizneset e vogla dhe të mesme vuajnë pasojat e moskreditimit